Ndeshje speciale për Avdijaj, titullar pas më shumë se gjashtë muajsh

Nga ora 18:00, skuadra Trabzonspor do të luajë ndeshjen miqësore ndaj skuadrës Hellas Verona.

Ky takim pritet të jetë mjaft special për futbollistin kosovar, Donis Avdijaj, shkruan Gazetaolle.

Avdijaj do të luajë ndeshjen e parë si titullar  te skuadra turke.

Kujtojmë se sulmuesi i krahut ka luajtur edhe në dy ndeshje më pare te Trabzonspor por si zëvendësues.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Avdijaj pritet të ketë si kundërshtar antarin tjetër të Kosovës, Amir Rrahmani.

Image