Ndërron jetë në moshë të hershme kryetari i Federatës sportive në vend

Jeton Nebihu, president i Federatës së Badmintonit, ka ndërruar jetë mbrëmë.

Vdekja e hershme dhe e papritur e tij ka shtangur opinionin sportiv vendor, përcjellë Gazeta Olle.

“Do të njihet si president i Federatës së Badmintonit, si profesor i edukatës fizike, por mbi të gjitha, si sportdashës, ka kontribuar shumë për ngritjen e sportit vendor.

Z. Nebihu përherë do të mbahet në mend si njeri me personalitet të matur, me etikë profesionale, si dhe do kujtohet si shembull për gjeneratat e reja.

Federata e Sportit Ndërkombëtar Universitar të Kosovës, me president Musa Selimin, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin të ndajnë çaste nga kjo jetë me Jetonin.

I paharruar qoftë kujtimi për të”, njofton Federata e Badmintonit. /Gazeta Olle/