Ndërron jetë ish trajneri i Chelseat

Ish-trajneri i Akademisë së Chelseat dhe Crawley Town, Dermot Drummy ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Durmmy, i cili u largua nga klubi i Crawley në maj të këtij viti, ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes.

dermotdrummy0610-1024x683

Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit të Arsenalit, e bëri të njohur djali i tij Joe.

Ok, kjo është dita më e vështirë. Për fat të keq babi im vdiq këtë mëngjes. Unë jam krenar për atë dhe për arritjet e tija në të gjitha aspektet e jetës”, ka shkruar Joe në Twitter.

Dermot ishte një mesfushor, dhe përveç Arsenalit ka qenë pjesë e skuadrave si Blackpool, Hendon, Enfield, Ware dhe Albans City.

chelsea