Ndërron jetë ish-futbollisti i PSG-së në moshën 24 vjeçare

Jordan Diakiese, ish-futbollisti i Paris Saint-Germaint ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur klubi AS Furiani Agliani në të cilin ka luajtur futbollisti së fundi, me anë të një komunike, përcjellë Gazeta OLLE.

Në komunikatë të klubit thuhet se lojtarët, stafi dhe të gjithë në klub janë prekur rëndë nga tragjedia dhe se mendimet e të gjithëve janë për familjen e lojtarit të ndjerë.

Futbollisti në fjalë sipas mediave nga Franca thuhet se ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa arsyejet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.

Diakiese ka kaluar nëpër Akademinë e Parisit para se të bashkohej me ekipin e dytë të klubit në vitin 2012. Por nuk ka mundur të avancojë tutje dhe është liruar në vitin 2015.