Ndërron jetë ish boksieri i njohur shqiptar, ishte i infektuar me koronavirus

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 21 në Shqipëri.

Siç raportojnë mediat shqiptare, ish-boksieri i njohur shqiptar, Skënder Kurti ka ndërruar jetë, shkruan Zëri.info.

Kurti ndërroi jetë disa minuta më parë, në moshën 61-vjeçare.

Ditë më parë, ai kishte kaluar në vdekje klinike.

61-vjeçari ishte kampion me Tiranën, teksa më pas u bë edhe trajner me grupmosha të reja.

Si i ri, ai konsiderohej si njëri prej boksierëve më të mirë në Shqipëri.