Ndërroi jetë ish-futbollisti Myhedin Hajda

Pas një sëmundje të shkurtër por të rëndë, vdiq dhe varros sot Myhedin Hajda, në moshën 47-vjeçare, ish futbollist i Rahovecit, i cili në karrierën e vet 10-vjeçare në Kosovën e ditëve të okupimit nga regjimi serb, shquhej si mesfushor i dalluar i futbollit kosovar.

I ndjeri Hajda ka filluar karrierën më vitin 1981 në klubin rahovecas dhe gjatë dhjetë viteve në vazhdim ka luajtur 380 ndeshje deri në vitin 1991. Sikurse shumë shqiptarë, Hajda për shkaqet ekonomike detyrohet të marrë rrugën drejt Austrisë, ku punësohet dhe e vazhdon karrierën në klube austriake.

Hajda ka lënë pas vete bashkëshortën dhe pesë vajza.