Ndërroi jetë Hajrush Demaj

Hajrush Demaj, kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës dhe njeriu që i dha shumë skitarisë, sot papritur ndërroi jetë. Lajmi për vdekjen e Hajrush Demaj pikëlloi të gjithë jo vetëm sportdashësit.

Sporti humbi një njeri të devotshëm, punëtor, të urtë dhe të palodhur.

Hajrush Demaj, edhe si kryetar i Federatës së Skitarisë, edhe si kontribues në lëvizjen olimpike në kohërat më të vështira, u shqua për këmbënguljen dhe dëshirën të realizojë ato që atë periudhë ishin ideal për gjithë kombin shqiptar.

Stafi i Gazetaolle.com i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaj.

 

 

loading...