Ndërroi jetë Dervish Agaj

Ndërroi jetë Dervish Agaj, njeriu që i dha shumë basketbollit kosovar.

I ndjeri ka qenë ndihmëstrajner i Bashkimit të Prizrenit në edicionet 1985/86 dh 1986/87 në kohën kur kjo skuadër ka luajtur në Ligën e Parë B Federative të ish-Jugosllavisë dhe në krye të saj ka qenë profesor Masar Nixha, shkruan basketbolli.com.

Pasluftës Agaj sërish e ka drejtuar Bashkimin, derisa një periudhë ka qenë edhe në krye të Trepçës nga Mitrovica. Ai ka qenë gjithashtu edhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) si dhe pjesë e Këshillit Profesional të FBK-së. Kjo humbje është shumë e madhe për basketbollin kosovar në përgjithësi duke marr parasysh kontributin e madh që profesori e ka dhënë për zhvillimin e këtij sporti në periudha të ndryshme dhe me këtë rast FBK u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të Agajt. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në Prizren.