Ndërpritet ndeshja e ditës në futbollin kosovar, lojtarët sulmojnë gjyqtarin në Prizren!

Vazhdon dhuna në futbollin kosovar. Kësaj radhe është ndërprerë një ndeshje në Ligën e Dytë.

Bëhet fjalë për sfidën mes Vëllazërisë dhe Dardanisë, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi vendës, që menjëherë pas ndeshjes ka konfirmuar se sfida u ndërpre për shkak se lojtarët e ekipit mysafir sulmuan gjyqtarin kryesor.

Tani mbetet të shihet vendimi i komisioneve relevante të FFK-së.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Vëllazërisë.

“Ndeshja është ndërprer në pjesën e dytë, pasi lojtarët e ekipit mysafir e sulmuan referin kryesor dhe si rezultat Referi kryesor u detyrua ta ndërpres ndeshjen.

Urojmë që ngjarje të tilla mos të ndodhin asnjëherë në elitën e futbollit kosovar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

http://