Ndërpritet miqësorja në Ligën e Dytë, rrahje masive mes lojtarëve

Ndeshja miqësore Rahoveci – Bashkimi ( Krushë e Madhe ) është ndërprerë në minutën e 15 të pjesës së dytë.

Rezultati para ndërprerjes ishte 3-0 për skuadrën e Rahovecit.

Deri tek rrahja erdhi pas një rrëmuje të krijuar ku filluan grushtet mes lojtarëve. Në atë moment gjyqtari Zymer Elshani, ndërpreu ndeshjen, shkruan Rahoveci Post, raporton Gazeta Olle.

Sipas këtij portali, të afërt me klubin e Rahovecit, fajtor për rrahjen ishin lojtarët e Bashkimit.

Asnjëra skuadër nuk ka dhënë verzionin e saj.
Të dy skuadrat i takojnë Ligës së Dytë.