Ndërpritet Feyenoord – Roma

Është ndërprerë takimi ndërmjet Feyenoordit dhe Romës, e vlefshme për Ligën e Evropës.

Shkaktar janë bërë tifozët që thërrisnin në baza racore. Në minutën 55 gjyqtari i tregoi kartonin e kuq Mitchell Vredes së Feyenoordit, ndërsa tifozët vendas thërrisnin në baza racore.

Për këtë arsye është ndërprerë, kur Roma po avancon 1:0. Në pjesën e parë, tifozët vendas hodhën edhe një banane.

Ndeshja rifilloi, kurse vendasit barazuan, 1:1. Gervinho në minutën 60 shënoi për 1:2. (Gazeta Olle)