Nderon Gomesin: Festa e Son pas golave në Beograd, bën xhiron e botës në Twitter

Ylli i Tottenham Son Heung-min ka thënë se i vjen shumë keq për ndërhyrjen e cila i kushtoi Andre Gomesit tw Evertonit me një lëndim horror fundjavën e kaluar në Premierligë.

Përfaqësuesi i Koresë së Jugut u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes ndaj mesfushorit të Evertonit, i cili e nxori nga vendi nyjën e këmbës.

Gomes u operua dhe u lëshua nga spitali të martën, ndërsa Federata e Futbollit e Anglisë e shfuqizoi kartonin e kuq të Son dhe sulmuesi i Spurs nuk do të mungojë asnjë ndeshje si pasojë e pezullimit.

Son ishte ndier i shkatërruar duke e parë Gomesin tek vuante nga dhimbjet e dëmtimit të rëndë.

Edhe pse e udhëhoqi Tottenhamin drejt fitores kundër Crvena Zvezdës 4:0 duke i shënuar dy gola në Beograd të mërkurën, Son nuk festoi pro kërkoi falje në fushë për incidentin e së dielës.

“Nuk doja të festoja sepse doja ta respektoja gjithë situatën. Më vjen vërtet shumë keq për atë që ndodhi”, tha Son pas ndeshjes.

“Këto ditë kanë qenë të vështira dhe unë e kuptoj sa me fat jam. Njerëzit përreth meje, përkrahësit, klubi, trajnerët, lojtarët, bashkëlojtarët më kanë ndihmuar shumë dhe më kanë dërguar mesazhe të fuqishme”, shtoi ai.

“Natyisht Andre Gomesit i uroj shërim të shpejtë”, theksoi Son.