Ndërhyrja deçizive e Lladrovcit që ua mohoi ‘pam pam’-in Milanit

Me 10 gusht skuadra e madhe italiane, AC Milan erdhi në Kosovë.

Në “Fadil Vokrri”, Milan luajti një ndeshje miqësore ndaj kampionit kosovar, Feronikelit, shkruan GazetaOlle.

E për shumë futbollistë të Feronikelit ishte kjo një ëndërr e bërë realitet që të luajnë ndaj një skuadre të madhe siç është AC Milan.

E kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci gjatë këtyre ditëve është ‘tallur’ paksa me sulmuesin polak të Milanit, Piatek.

Lladrovci i mohoi një gol të sigurt sulmuesit polak, falë ndërhyrjes decizive në sekondat e fundit.