Ndahet Gundogan

Ilkay Gundogan është i pafat në dashuri. Mesfushori gjerman i ka dhënë fund lidhjes 3 vjeçare me bukuroshen turke, Sila Sahin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit. Ndarja thuhet se ka ardhur me pajtimin e të dyve në një marrëveshje të përbashkët.

“Nuk ishte hap i lehtë, ishte hap në të mirë të të dyve. Tani dua që të përqendrohem në karrierën time. Ilkayt i uroj suksese në karrierën si futbollist dhe në jetën private” kanë qenë fjalët e para të Sila Sahin pas ndarjes.

 

203281

 

203283