Naser Ramaj nuk e ndalë dorën, vazhdon kontratën edhe me këta futbollistë

Kreu i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, dëshiron të ‘blindojë’ lojtarët që e bënë kampion para se të fillojë transferimet.

Sot ai ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me disa nga lojtarët që stinorin e kaluar e kurorëzuan klubin me dy trofe, shkruan GazetaOlle.com.

Pas Lapidar Lladrovcit, Feronikeli vazhdoi kontratën edhe me vëllanë e tij, Drilonin si dhe me Met Millakun. Kështu njoftoi faqja zyrtare e klubit.

Paraprakisht, Nikli kishte vazhduar kontratën edhe me portierin, Deniz Troshupa. /Gazeta Olle/