Naser Prapashtica ia bën “për hair” stadiumin ish-klubit të tij, ia dhuron 10 topa!

Ish-portieri i Kosovës së Prishtinës, Naser Prapashtica, ka vizituar fushën e re të klubit kryeqytetas.

Prapashtica ia ka dhuruar ish-ekipit të tij 10 topa si dhuratë për ekipin senior, përcjellë Gazeta Olle.

“Dhurata e parë për fushën e re.

Sot, ish-portieri i Gjeneratës së Artë, Naser Prapashtica, vizitoi fushën tonë të re.

10 topa u dhuruan nga ai për stërvitjet dhe ndeshjet të cilat do i zhvillojë ekipa jonë seniore!

Ne, KF “Kosova VR” nga Prishtina, falënderojmë legjendën e klubit për vizitën dhe dhuratën të cilën ua bëri seniorëve tanë!

Gjenerata e Artë nuk harrohet”, njofton KF Kosova. /Gazeta Olle/