Napoli turpëron Lazion, merr kryesimin në Serie A

Napoli e ka përmbysur Lazion në “San Paolo” për të marrë kryesimin e Series A.

Napolitanët e deklasuan ekipin e Simone Inzaghit, 4:1.

Mysafirët avancuan me golin e mbrojtësit Stevan De Vrij.

Megjithatë, Napoli barazoi në fund të pjesës së parë me Jose Maria Callejon.

Në pjesën e dytë, napolitanët shënuan edhe tre gola me Wallace (autogol), Piotr Zielinski dhe Dries Mertens.

Me këtë fitore, Napoli del i pari në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi.