Napoli super, Behrami e mund Berishën

Napoli vazhdon me fitore në kampionatin italian.

Napolitanët triumfuan me rezultat 3:1 në përballje me Sassuolon, në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A në futboll.

Napoli arkëtoi tri pikë dhe ruan kreun e renditjes në Itali.

Në 11 ndeshje kanë 10 fitore e 1 barazim, me goldallim 32:8, kanë 31 pikë të mbledhur, tri më shumë se Juventusi e Lazio, kurse Interi është në pozitën e katërt me 26 pikë.

Në minutën e 22-të, Allan nga afërsia shënoi për 1:0, por Diego Falcinelli me kokë nga afërsia shënoi për 1:1 katër minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e 44-të, Jose Callejon nga afërsia kaloi në epërsi Napolin në 2:1, kurse Dries Mertens thelloi fitoren në 3:1 pikërisht në minutën e 54-të.

DMrGnMZWAAE3oKV

Portieri Etrit Berisha u paraqit për Atalantën, por u mposhtën në fushë të Udineses me 2:1. Valon Behrami luajti titullar për Udinesen, dha maksimumin për këtë fitore të madhe. Për Udinesen shënuan: De Paul (45+1-nga penalltia)  e Barak (68′) dhe për Atalantën: Kurtiç (29′). Në minutën e 84-të, Bryan Cristante dështoi nga penalltia, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri Bizarri. Behrami luajti 78 minuta e me sukses të plotë.

etrit berisha