Napoli e arrin pozitën e parë pas fitores në derbi (VIDEO)

Napoli ka fituar derbin e kësaj xhiroje në Serie A, pasi në stadiumin e saj ka mposhtur skuadrën e madhe italiane, Inter.

Më meritori për këtë fitore të skuadrës vendëse ishte Gonzalo Higuain, i cili shënoj të dy golat për Napolin.

Në anën tjetër, golin e vetëm për Interin e shënoj Adem Ljajic edhe pse ishin me 10’të futbollistë në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Nagatomos.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Elseid Hysaj, i cili edhe një herë tjetër ishte ndër më të mirët në fushë.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngritët në pozitën e parë me 31 pikë, 1 më shumë se sa Inter në vendin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=LKjthYPMgSQ