Nadal – Federer, finalja e madhe e Shanghait

Dy tenistët më të mirë në botë, Roger Federer dhe Rafael Nadal do të përballën në finalen e Shanghait.

Kjo si rezultat i fitores së dy tenistëve të lartëpërmendur gjatë ditës së sotme, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DLs3FSpWAAc9TVk

Spanjolli, Nadal ka arritur që ta mposhtë kroatin, Marin Cilic me rezultat 3:0 në sete për dy orë e 11 minuta.

Nga ana tjetër, Federer tregoi forcën e tij për ta mposhtur argjentinasin, Juan Martin del Potro me rezultat, 2:1.

Në përballjen e fundit ndërmjet Nadalit dhe Federerit, ky i fundit triumfoi në finalen e Australia Open.

Marin Cilic

Një fakt që vlen të përmendet është se të dy tenistët kanë së bashku 35 grand-slame në karrirën e tyre impresive. /Gazeta Olle/