Nadal dhe Federer ”prekin” gjysmëfinalet e turneut në Shanghai

Rafael Nadal dhe Roger Federer priten të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Shanghait pas rezultateve të mira së fundmi.

Numri një i botës, Nadal e ka mposhtur Grigor Dimitrov me rezultat, 3:0 në sete për ta regjistruar fitoren e 15-të radhazi dhe do të përballet me Marin Clic në gjysmëfinale, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DMBgeOvUQAAj__k

Nga ana tjetër, Federer do të luajë ndaj Juan Martin del Porto në gjysmëfinale të shtunën në rast se argjentinasi është i gatshëm për lojë.

Së fundmi është mësuar se Del Potro ka pësuar një lëndim dhe për të do të vendoset nesër në mëngjes në qoftë se mund të përballet me Federerin.

Del Potro së fundmi e ka mposhtur Viktor Troickin me rezultat, 2:1 në sete, teksa Federer triumfoi ndaj Richard Gasquet me rezultat, 2:0 në sete.

DMBgeDIUMAAH8o0

Për fund, Jamie Murray dhe Bruno Soares kanë arritur në gjysmëfinalen e përballjeve dy kundër dy pas fitores ndaj Raven Klaasen dhe Rajeev Ram me rezultat, 3:0 në sete. /Gazeta Olle/