‘Na ishte dikur Riza Lushta’, Juventusi kujton legjendën nga Mitrovica

Juventusi ka bërë një gjest fantastik duke e kujtuar futbollistin nga Mitrovica.

Bëhet fjalë për Riza Lushta është njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli shqiptar.

I lindur në Mitrovicë në vitin 1916, Lushta ka qenë futbollist i skuadrave të mëdha nga Serie A, njëra ndër to edhe Juventusi.

Ai në 85 paraqitje me Zonjën e Vjetër ka shënuar 46 gola. Juvevntus e ka kujtuar futbollistin kosovar, ku me 28.06.1942 shënoi hat-trick për të fituar kupën e dytë të Italisë.

Lushta vdiq në moshën 81 vjeçare në vitin 1997, derisa stadiumi i Trepça ’89 mban emrin e tij.