Mysafirë special nga Barcelona në “Bajram Aliu” e “Fadil Vokrri”

Drenica dhe Trepça 89 kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 13-të dje në “Bajram Aliu”.

Skuadra vendase e Drenicës fitoi me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta Olle.

Pos golave të shumtë në këtë sfidë, në tribuna kishte disa mysafirë special nga Barcelona.

Në stadium prezent ishin gazetarët spanjoll Carles Palacio dhe Celia Aguilare.

Shkas i vizitës së tyre ka qenë insistimi i zëdhënësit të Trepçës 89, Lulzim Imeri, për promovimin e futbollit kosovar në gazetat e huaja.

Dyshja nga Spanja, pos ndeshjes së lartë cekur, dje ishin edhe në “Fadil Vokrri” ku panë nga afër derbin Prishtina – Feronikeli.

Ndërsa, në fundjavë do të jenë në “Riza Lushta” për ta parë nga afër ndeshjen tjetër interesante, Trepça 89 – Ballkani./GazetaOlle