Myrta: Nesër, Vëllaznimi i vërtetë

Mbrojtësi i djathtë i Vëllaznimit, Yll Myrta, thotë se pavarësisht rezultateve të fundit negative të skuadrës kuqezi, gjakovarët do të mbijetojnë.

“Edhe pse gjatë ndeshjeve të fundit nuk kemi luajtur ashtu siç duhet, besoj që kundër Gjilanit do ta tregojmë fytyron tonë të vërtetë. Jam i bindur që edhe me ndihmën e tifozëve tanë të flaktë, do t’ia dalim që në fund të mbetemi në elitë”, theksoi Myrta për GazetaOlle.com.

Ai pritet të jetë startues në formacionin e Genc Hoxhës, pasi që ka qenë njëri ndër futbollistët më stabil të ekipit gjakovar.