Mustafit i rritet vlera, tani kushton 15 milionë euro

Paraqitjet e mira të mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi, me fanellën e Valencias në La Liga të Spanjës, ia kanë rritur vlerën në treg.

Vlera e Mustafit 22-vjeçar, sipas “transfermarkt.de”, është rritur nga 8 në 15 milionë euro. Mustafi që me përfaqësuesen e Gjermanisë është shpallur kampion bote në kampionatin botëror të mbajtur vitin e kaluar në Brazil, te Valencia u transferua për tetë milionë euro nga skuadra e Sampdorias, që garon në kampionatin italian Serie A, transmeton Koha.net.

Me fanellën e Valencias, Mustafi ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në 25 paraqitje. Me skuadrën e Valencias, Mustafi ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.