Mustafi i shkakton kokëçarje Valencias

Valencia do të hendikepohet tejet shumë gjatë këtij afati kalimtar. Dy qendërmbrojtësit e skuadrës, Shkodran Mustafi dhe Nicolas Otamendi pritet të largohen gjatë verës.

I pari drejt Real Madridit ose Barcelonës, ndërsa i dyti në Angli te Manchester United.

Kjo ka vënë në lëvizje krerët e Lakuriqëve të cilët janë afër nënshkrimit me Raul Albiol të Napolit.

Football-Italia shkruan se Albiol ka gjasa të mëdha të kalojë te Valencia pasi te ky klub luajti në vitet 2005-2009 në akademi. (Express)