Mustafa hedh në gjyq Tiranën, kjo është arsyeja

Klubi i Tiranës doli me një deklaratë një ditë më parë, ku sqaroi edhe mungesën e Argjend Mustafës në fazën përgatitore.

Sipas tyre lojtari ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe për këtë mes palëve ka një klauzolë që thotë se nëse ndodh diçka e tillë, atëherë kontrata ndërpritet.

Në lidhje me këtë çështje është menaxheri i mesfushorit, Urim Sejdiu, i cili për “Sport Eskpres” ka hedhur poshtë pretendimet e Tiranës dhe ka deklaruar gjithashtu se klubi i detyrohet Mustafës dhe se do t’i kërkojnë ato në gjyq.

“Situata nuk është ashtu si thotë klubi, pasi Mustafa e ka kaluar dëmtimin prej kohësh dhe është stërvitur me ekipin e parë. Lojtari është në formë të mirë dhe dita-ditës po e kap formën optimale. Tirana u mundua të bëjë situatën të tillë sikur Argjendi ka pësuar të njëjtin dëmtim (kemi pasur klauzolë që nëse ka ripërsëritje të të njëjtit dëmtim, skuadra mundet ta ndërpresë kontratën), gjë që jemi të gatshëm ta vërtetojmë edhe me raporte mjekësore që ajo nuk është e vërtetë. Gjithashtu klubi i detyrohet 4 paga Argjendit dhe ato do t’i kërkojmë përmes rrugës ligjore”.

Loading...