Mustafa i Lirisë provohet në Gjermani ose Turqi

Me paraqitjet e jashtëzakonshme nën fanellën e Lirisë gjatë stinorit vjeshtor, Ilir Mustafa ka qenë ndër zbulimet e Superligës në gjysmë-sezonin e parë.

Gazeta Olle merr vesh nga burimet pranë klubit prizrenas se Mustafa do të provohet jashtë vendit në janar.

Ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë ose Turqisë, me shpresën që do të mbetet atje.

Paraprakisht, Mustafa ka deklaurar që çdo lëvizje do ta bëjë në koordinim të plotë me klubin e Lirisë.

Ai ka theksuar që nuk do të largohet pa pëlqimin e drejtuesve prizrenas, me të cilët ka raporte shumë të mira.