Mushica, trajner i kësaj skuadre në Superligë

Portieri i njohur kosovar, Kushtrim Mushica, i cili ishte lënduar disa xhiro më parë në duelin që ekipi i tij, Flamurtari po e zhvillonte ndaj Dritës në Gjilan, tani po ushtron zejen e trajnerit.

Mushica tash e disa ndeshje është duke u shënuar në protokoll si trajner i portierëve të Flamurtarit.

Në fakt, këtë detyrë Mushica po e kryen prjese është lënduar, shkruan Gazetashesheshi.com.

Mushica edhe në duelin e fundit të Flamurtarit ndaj Llapit ishte i shënuar si trajner i portierëve.

Ndryshe, portën e Flamurtarit me sukses po e ruan Besnik Shehu.