Mushica afër Lirisë

Portieri i njohur kosovar Kushtrim Mushica është afër marrëveshjen me Lirinë e Prizrenit.

Ish portieri i Prishtinës, Vëllaznimit dhe Bylisit, e ka kaluar dënimin e marrë nga FSHF-ja pa arsye dhe ka filluar bisedimet me Lirinë.

Burime të Gazetaolle.com bëjnë të ditur se Ramiz Krasniqi ka qenë ai që ka shprehur dëshirë ta ketë portierin në skuadrën e tij.

Tashmë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje që marrëveshje të mbyllet dhe Mushica të vesh ngjyrat bardhezi.

Portieri i Lirisë momentalisht është Armend Ruxhi.

Mushica është njëri prej portierëve më të mirë në Kosovë nga paslufta, ndërsa ka mbrujtur edhe ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës. /olle/