Musa Selimi e ka një njoftim të rëndësishëm

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit, Musa Selimi, njofton se për nder të festave të Nëntorit, do të organizohet turne në volejboll dhe futsall ku do të marrin pjesë Universitetet publike dhe private, transmeton GazetaOlle.com.

Turneu do të organizohet më 27 dhe 28 nëntor.

Fotografia e Musa Selimi

“Të nderuar studentë të të gjitha universiteteve publike dhe Kolegjeve private ! Ju ftojmë në Hapjen solemne dhe Turneun që organizohet nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës për nderë të Festës së Flamurit në Futsall dhe Volejboll”, ka shkruar Musa Selimi në rrjetin social ‘Facebook’, përcjellë GazetaOlle.com.

Musa Selimi është edhe trajner i futbollit teksa më parë ka qenë trajner edhe i volejbollit. /Gazeta Olle/

se