Murseli e falënderon, por tifozët akuzojnë futbollistët: A duhej larguar Isufi?

Kryetari i Dritës, Valon Murseli, ka falënderuar trajnerin Bekim Isufi, përmes një postimi në Facebook.

Ai shkroi në rrjetin social se emri i Isufit do të jetë pjesë e pandashme e historisë së klubit, përcjellë Gazeta Olle.

“Dua që përmes këtij shkrimi të falënderoj trajnerin Bekim Isufi për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për klubin dhe qytetin tonë gjatë gjithë kësaj kohe.

Emri juaj do të jetë pjesë e pandashme e historisë së klubit DRITA.

Jam shumë krenar që bashkëpunuam. Të uroj shëndet dhe suksese”, shkroi Murseli.

valon murseli

Mirëpo, shumica prej tifozëve nuk e konsiderojnë Isufin si fajtor kryesor për rezultatet negative të Dritës këtë sezon.

Në dy postimet që i ka bërë Murseli sot, tifozët kanë akuzuar futbollistët për tri humbjet në katër ndeshjet e para.

cats

Ndryshe, Isufi konfirmoi largimin nga Drita pas humbjes së sotme.

Ai bëri të ditur që ia ka komunikuar klubit dhe futbollistëve vendimin e tij.

“Iu kam thënë edhe lojtarëve, unë nuk jam më trajner i Dritës. Më vjen shumë keq që e mbyllëm këtë rrugëtim me humbje sot”, deklaroi Isufi për “Supersport”.

“Kam dhënë dorëheqje, klubi nuk e ka pranuar fillimisht, por rrugëtimi ynë mbyllet këtu. Iu kam treguar para 10 ditëve”.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për këtë që e kemi arritur me Dritën. Skuadra është e fuqishme dhe mund t’ia dalë”.

“Besoj që klubi mund të gjejë një trajner të mirë. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

isufiii