Murray triumfon në Wimbledon

Andy Murray është mbret i Wimbledonit. Tenisti skocez e ka fituar turneun e madh të tenisit pasi e mposhti në finale kanadezin Milos Raonic, 3-0 në sete.

Britaniku e fitoi setin e parë 6:4, ndërsa në atë të dytë dhe të tretë hasi në vështirësi për ta mposhtur tenistin e lindur në Mal të Zi.

Murray i fitoi këta dy sete përmes ‘tie-break’, 7:6 (7:3) e 7:6 (7:2).

Loading...