Muriqi si Messi, mbulohet nga 5 futbollistë!

Vedat Muriqi ka shënuar gol në ndeshjen e sotme te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në minutën e 71 të ndeshjes ndaj Istanbulspor, shkruan Gazeta Olle.

E Muriqi në këtë ndeshje ka asistuar edhe në golin e dytë të shënuar nga Kadioglu.

Kështu, Muriqi bëri rikthim të madh, ku në dy ndeshjet e fundit ka dhuruar dy asistime dhe ka shënuar një gol.

Një moment që ka bërë bujë në rrjetet sociale, është ai kur Muriqi mbulohet nga pesë futbollistë kundërshtarë.

“Bishë” e vërtetë! /Gazeta Olle/