Muriqi merr vendimin e madh, tregon për kacafytjen me kreun e Rizesporit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vendosur të qëndroj së paku edhe për një vit tek skuadra e tij aktuale Rizespor.

Edhe pse shumë prisnin një transferim të ndonjë klub më i madh, duke pasur parasysh ofertat nga Turqia, Franca e shumë vende tjera, Muriqi do vazhdoj tek klubi aktual.

Qëndrimin e tij e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter.

Muriqi në fanellën e Kosovës

“Sonte kam pasur një bisedë telefonike me Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes”.

“Dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar”, ka shkruar.

Muriqi duke festuar golin