Shqipëria apo Turqia? Përgjigjet Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi po shkëlqen në Ligën e Dytë të Turqisë me skuadrën Giresunspor.

Ish-futbollisti i Teutës së Durrësit dhe Lirisë së Prizrenit, është huazuar në këtë ekip nga Eskishehirspor, ndërkohë që në 26 ndeshje zyrtare ka realizuar 6 gola.

21-vjeçari flet në një intervistë për www.sportal.al. “Në këtë klub jam duke kaluar shumë mirë. Kam punuar shumë dhe kam fituar shumë gjëra, më kanë dhënë edhe nënshtetësinë turke. Kam edhe një vit kontratë, por që tani klubi më ka ofruar rinovimin. Një gjë është e sigurt se nuk do të largohem nga klubi, pa fituar edhe klubi prej meje. Është e vërtet se kam disa oferta”, deklaroi shtatëlarti Vedat Muriqi.

Ai ka disa paraqitje edhe me kombëtaren e Shqipërisë U21. Muaj më parë, mediet turke shkruan se Muriqi, mund të ftohet edhe nga kombëtarja e Turqisë.

Gjithnjë sipas këtyre medieve, ai është gati t’i thotë “po” një ftese eventuale nga Turqia. “Nuk kam thënë kështu. Kam biseduar me trajnerin e Turqisë U-21 dhe me shumë gjasë do të më ftojë në tubimin e radhës. Unë jam ftuar me Kombëtaren shqiptare në një turne në Dubai, ku kam treguar lojëra të mira. Që nga ajo kohë, nuk kam patur asnjë kontakt me askënd në FSHF. Jam duke pritur një ftesë nga Kombëtarja A. Nuk e di se çka do të ndodhë”, përfundoi futbollisti i lindur në Prizren, Vedat Muriqi.

vedatiii