Muriqi: Golin ia dedikoj tifozit turk që vdiq gjatë tërmetit, ai po më priste që…

Vedat Muriqi ka vazhduar me gola në elitën e futbollit turk, teksa viktima e fundit ishte Istanbul Basaksehir.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Fenerit.

Pas ndeshjes, Muriqi e bëri një dedikim special për golin e shënuar.

Ai ia dedikoi atij një tifozi që vdiq gjatë tërmetit që goditi ashpër Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Canit, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua,” deklaroi Muriqi.

” Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllau ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme”, shtoi ai. /Gazeta Olle/