Muriqi dëmton nyjën e këmbës së djathtë, frikë para ndeshjes me Çekinë

Vedat Muriqi ka shënuar dy gola ndaj skuadrës së Kasimpashas.

Sulmuesi kosovar shënoi dy herë nga penalltia, përcjellë Gazeta Olle.

Në minutat e fundit, Muriqi pësoi një ndrydhje të nyjës së djathtë, shkruan “Kosovan Football” në Twitter.

Prizrenasi pritet të pushojë disa ditë ndërsa ka shpresë që do të jetë gati ndaj Çekisë.

Fenerbahce fitoi në fund me shifrat 3:2.

Pas ndeshjes, Muriqi u vlerësua me notën 7.8.

Ndërkohë, lojtari tjetër kosovar por që luan te Kasimpasha, Loret Sadiku, me notën 6.2.

Si zakonisht, festa e sulmuesit nga Prizreni pas golave ishte e “zjarrtë”.

Karakteri i kosovarit ka bërë që tifozët e Fenerbahces të dashurohen edhe më shumë në të.

Më poshtë video nga festa e tij pas golit të dytë. /Gazeta Olle/

https://twitter.com/TekTabanca_Fb/status/1192870200468746245