Muric e humbet vendin e titullarit, Nottingham e lë në bankën e rezervistëve

Arianet Muric gjatë kësaj vere është transferuar te skuadra e Nottingham Forest në mënyrë që të këtë minuta sa më të shumtë.

Në ndeshjet e para portieri i Kosovës ka qenë titullar i palëkundur, shkruan Gazeta Olle.

Por sot trajneri i kësaj skuadre ka vendosur që ta lë në bankën e rezervistëve gardianin kosovar.

Muric nuk do të jetë titullar ndaj Fulhamit.

Në vend të Muric nga fillimi do të jetë Brice Samba i ardhur së fundi te kjo skuadër./GazetaOlle

Fotografia e Nottingham Forest