Muriç “bllokohet” duke shkuar në Pejë

Aro Muriç shfaqi përsëri siguri në portën e Kosovës në fitoren 3:2 ndaj Bullgarisë.

Portieri i “Dardanëve” ka ardhur në vendin e prindërve të tij, ku do t’i kalojë disa ditë pushimi.

Ai ka publikuar një video ku delet ia “bllokojnë” përkohësisht rrugën veturës në të cilën gjendej ai

Aro Muriç e mbylli një sezon të suksesshëm duke u shpallur kampion i Anglisë me Manchester Cityn, edhe pse nuk pati minutazh në portë.

Ai shfaqi siguri edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën pati rezultate pozitive deri tash në eliminatoret e Evropianit 2020.