Muqiqi në prova te Lugano

Portieri prishtinas do të sprovohet nga tre herë kampionët e Zvicrës

Portieri i FC Prishtina, Alban Muqiqi, do të ketë sprovë pesë ditore në skuadrës e elitës së futbollit të Zvicrës, FC Lugano.

Skuadra, tre herë kampione dhe tre herë fituese e Kupës së Zvicrës, udhëhiqet nga trajneri me famë botërore, çeku, Zdenek Zeman.

Skuadra zvicerane është duke luftuar për ekzistencë dhe është në kërkim të portierit.

Alban Muqiqi, është fëmijë i FC Prishtina. Ka përfunduar të gjitha grupmoshat e skuadrës ku me të gjithat është shpallë kampione. Po ashtu, Muqiqi ka kaluar në të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës.

Portieri, 20 vjeçar, me skuadrën e Prishtinës, si portier rezervë i dy portierëve, Kushtrim Mushica dhe Flamur Neziri, në edicionin 2012/13 ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, titull, kupë dhe superkupë.

Muqiqi, në prova te skuadra zvicerane do të jetë me ftesë të vetë skuadrës pasi që më parë kanë para videoincizimet e ndeshjeve dhe të treningëve nga portieri ynë. Për pesë ditë, nga e hëna deri të premten do të ketë mundësinë tregohet dhe nga Shkolla e futbollit FC Prishtina të dal edhe një talent tjetër, i radhës, jashtë vendit.

“Lugano së pari më ka kërkuar CD nga ndeshjet e luajtura dhe një CD të treningëve dhe pasi që i kanë parë kanë shprehur interesim që për pesë dihet të sprovohem nga ta. Edhe pse këtu do të le skuadrën e cila nuk është në aq gjendje të mirë të rezultateve, shpresoj që të tregoj potencialin tim dhe të tregoj aftësitë e mija, e pse jo të siguroj kontratë, edhe pse pas pesë ditësh sërish do të kthehem, e nëse veç bindi, në qershor do të isha pjesë e FC Luganos. Unë jam maksimalisht i përgatitur fizikisht, sepse si pa shkuar atje, e sidomos pas ftesës, kam punuar intensivisht për këtë rast. Për atje mos të flasim për kushtet që i kanë, ia vlen përfundimisht, sepse këtu nuk besoj se në të ardhmen e afërt do të ketë ndonjë përmirësim të dukshëm”, ka thënë Alban Muqiqi./prishtinasfc.com