Munishi zbulon synimet me Vëllaznimin

Ismet Munishi ka konfirmuar marrëveshjen me Vëllaznimin e Gjakovës.

Ai ka folur edhe për synimet me kuqezinjtë tek të cilët dikur ishte futbollist.

“Po është e vërtetë, jam trajner i Vllaznimit. Kemi arritur marrëveshje me Presidentin Shkëlzen Gashi. Marrëveshja është 1 vjeçare “, tha fillimisht Munishi për Express.

ismet munishi

“E njoh mirë shumë Vllaznimin. Trajneri ka bërë një punë të mirë gjatë sezonit e kaluar dhe me shumë merit janë promovuar në Superligë”, shtoi ai.

“Neve na mbetet me marrë lojtarë me përvojë dhe të rrisim konkurrencën në skuadër. Vllaznimi meriton që të luftojë për trofe”, u shpreh më tej ai.

“Gjithmonë kam pas dëshirë me qenë trajner i kësaj skuadre sepse e njoh shumë mirë opinionin gjakovar dhe e di mentalitetin e tyre. Natyrisht se jam i lumtur që do ta drejtojë këtë skuadër”, theksoi mes tjerash Munishi.

Munishi