Munishi vjen me dedikim të veçantë për fitoren ndaj Dritës (FOTO)

Hajvalia e mundi Dritën me rezultat 2:1, në një ndeshje që solli emocione të shumta deri në fund.

Hajvaliasit e arritën golin e fitores në minutat e fundit të kohës shtesë.

Trajneri Ismet Munishi, e drejtojë ekipin nga tribunat pasi që është i dënuar nga FFK-ja për katër muaj moskryerje të detyrës.

‘Timonieri’ i njohur si ‘Ismet Baba’, fitoren ndaj Dritës ia ka dedikuar gruas së tij, gjatë një prononcim për Gazetaolle.com. “Fitoren ndaj Dritës ia dedikojë gruan sime e cila sot e ka ditëlindjen. Flutra është personi i cili më ka ndihmuar shumë të jem ky që jam sot. Familja ime ka sakrifikuar shumë dhe më ka mbështetur 200 për qind. Të uroj ditëlindjen Flutra dhe të jam mirënjohës përfundimisht”, ka thënë pas ndeshjes për Gazetën ‘Olle’, Ismet Munishi.
Munishi