Munishi – Sokoli, 3:0

Përballja e nesërme Prishtina – Hajvalia, po pritet me entuziazëm të lartë. Derisa Hajvalia ka bilanc shumë negativ ndaj Prishtnës, 6:0 në fitore, tjetër bilanc ka trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi me homologun e tij te Prishtina, Bylbyl Sokoli.

Munishi gjatë karrierës së tij e ka mposhtur tri herë Sokolin, derisa ishte pjesë e Llamkos Kosovës (tash Kosova e Vushtrrisë).

Dy herë e ka mundur (një herë për Kupë) derisa Sokoli ishte trajner i Ferizajt dhe një herë në këtë kampionat, kur Sokoli mori drejtimin e Prishtinës.

Vetëm një përballje u mbyll pa fitues. (Gazeta Olle)

bylbyli

Rezultatet

 

Ferizaj – Llamkos Kosova              1:1          21.09.2013

Llamkos Kosova – Ferizaj              2:1          24.11.2013

Llamkos Kosova – Ferizaj              1:0          28.02.2014 (Kupë)

Llamkos Kosova – Prishtina          1:0