Munishi prezanton Besën e tij: Ky është synimi

“I veçanti” i futbollit kosovar nga edicioni i ardhshëm do të ketë një mision “të veçantë”.

Për dallim nga herët e kaluara kur synonte të fitonte trofeun e më të mirit në kampionatin elitarë, kësaj radhe do kërkojë të inkuadrojë një ekip në mesin e ekipeve më të mira në vend.

Besa që është një ndër klubet më me renome dhe më të trofeshme në futbollin kosovar, në edicionin e fundit e humbi statusin e skuadrës elitare.

Munishi në një prononcim për Insporti i ka zbuluar objektivat që i ka me klubin pejan.

ismet munishi

“Synimet janë të qarta, rikthimi në Superligë. Me organizmin që është bërë në klub, secili trajner do të arrinte objektivat, mirëpo ne jemi duke kërkuar diçka më shumë.

“Lojtarët janë fantastik dhe me karakter të fortë”, deklaroi Ismet Munishi.

Lauretn Ismailjaj, Samir Sahiti, Festim Krasniqi, Edmond Turku, Bergin Maliqi, Almedin Murati, Albinot Kosumi janë futbollistët e transferuar deri më tash në ‘Shahin Haxhiislami’.

auto_Besa1523959632

“Në ditët në vijim do t’i bëjmë publike edhe disa trasnfere të tjera”, potencoi Ismet Munishi.

Ai gjatë karrierës së tij si trajner e ka drejtuar Llamkos Kosovës (Kosova e Vushtrrisë) ekip me të cilin është shpallur kampion në vitin 2014.

Me shumë sukses e ka drejtuar edhe Hajvalinë duke u shpallur nënkampion i Kosovës derisa ka punuar edhe te Drita e Vëllaznimi në edicionin e kaluar.