Munishi: Përfaqësuesja e Kosovës me mua kualifikohet në Kampionatin Evropian

Trajneri kosovar Ismet Munishi thotë se Përfaqësuesja e Kosovës nën drejtimin e tij pa kurrfarë problemi do të kualifikohej në Kampionatin Evropian 2020.

Ish-trajneri i Dritës një deklaratë të tillë e ka dhënë në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova. “Përfaqësuesja e Kosovës me mua do të kualifikohej pa ndonjë problem në Kampionat Evropian. Një gjë të tillë mund ta them me përgjegjësi dhe publikisht”, deklaroi Ismet Munishi, përcjellë Gazetaolle.com.

Ndryshe, kujtojmë se Munishi ditë më parë u përfshi në një skandal ku o fol për kurdisje. /Gazetaolle.com