Munishi nuk zmbrapset: Gramoz Shala ishte tendencioz

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, pasi e ka quajtur ‘papak’ gjyqtarin Gramoz Shala, ka thënë se ai ishte tendencioz në takimin kundër Dritës.

Kështu është shprehur Munishi në “RTV Dukagjini”, derisa gjithashtu shtoi se ishte një penallti e pastër ndaj Ferizajt në ballafaqim me Feronikelin, shkruan Gazeta Olle.

Munishi theksoi se, nuk e di pse po ndodhin këto gabime, derisa vetëm po të jesh ‘i çmendur’ nuk e kupton që ishte penallti kundër Ferizajt.