Munishi nis misionin tek Besa, prezantohen edhe tri përforcime

Trajneri Ismet Munishi është zyrtarizuar te Besa e Pejës, derisa së bashku me të është emëruar edhe stafi i ri teknik.

Munishi u zyrtarizua së bashku me ndihmës trajnerin Astrit Imami dhe trajnerin e portierave Ekrem Veseli nga drejtori sportiv Avdi Gashi, njofton klubi pejan ne Facebook.
Ardhja e teknikut prishtinas te Besa ka për mision rikthimin e klubit pejan në Superligën e Kosovës.

Pas zyrtarizimit Munishi nisi stërvitjet te Besa me tri përforcime.

Festim Krasniqi (Trepça ’89), Richard Asare (Vëllaznimi) dhe Besnik Morina (Onix) janë prurjet e ekipit pejan deri më tash.

Pas prezantimit, Ismet Munishi sot edhe zyrtarisht ka nisur punën si trajner i Besës.

Ai ka drejtuar stërvitjen e sotme të ekipit pejan, teksa klubit i janë bashkuar edhe tri përforcime tejet cilësore.

Ndryshe, atmosfera sot te Besa ishte fantastike me Munishin që u përkujdes për këtë, shkruan më tej Besa.