Munishi: Nga trajnerët e Shqipërisë, kam mësuar se si duhet arsyetuar pas ndeshjes

Në sezonin që po lëmë pas, një risi e trajnerëve shqiptarë, ishte aventura e tyre e ndërrmarë në kampionatin kosovar. Megjithatë ata nuk u priten në mënyrën më të mirë nga trajnerët kosovarë, që shpeshherë kanë polemizuar, duke parë rrezikun që i kanosej në punën e tyre.

Këtë herë është ish-trajneri i Feronikeli, Ismet Munishi, që ka ironizuar edhe njëherë me trajnerët shqiptarë. Në një intervistë për  “Periskopi”, Munishi është shprehur se trajnerët e ardhur nga Shqipëria janë të mirë për analiza pas ndeshjes.

“Disa prej trajnerëve shqiptarë nuk kanë pasur informata për kundërshtarët që i prisni, megjithatë janë gjendur mirë në këtë kampionat. Mund të them se e kanë pasuruar futbollin e Kosovës, edhe nëse kemi mësuar diçka prej tyre, është si të arsyetohemi mirë pas ndeshjes. Këtë e kemi pasur si deficit edhe e kam mësuar tashmë, edhe pse nuk i kisha nda gjeografikisht ngase ne jemi vëllezër. Janë shumë të pasur nga fjalori edhe shumë të aftë në arsyetime”, ka thënë Munishi.