Munishi nga karantina: Po shikoj filma vizatimorë, Ballkani kampion edhe për shumë vite

Futbolli kosovar ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë situatë, trajneri i Ballkanit, liderit aktual të Superligës, ka thënë për Klan Kosova se kohën në karatinë po e kalon duke shikuar filma vizatimorë.

“Po qëndroj në shtëpi, dhe punët po i kryejë nga këtu”, tha fillimisht Munishi.

“Më mungon profesioni dhe më mungojnë stërvitet dhe takimet me futbollistët”, shtoi ai.

“Më shumë po shoh filma të vizatuar me fëmijët e mi”, vazhdoj ai.

“Ballkani nuk ka forcë apo virus e armik që mund ta ndal, dhe do të jemi lider me vite në Kosovë”, përfundoj Munishi.